Botërori 2018

Berberi i rrallë bëhet sensacion para Botërorit (VIDEO)

Berberi i rrallë bëhet sensacion para Botërorit (VIDEO)
13 qershor 2018 • 23 : 29

Lexoni më shumë detaje

Një berber në Serbi i quajtur Mario Hvala ka gjetur mënyrën sesi të bëjë sensacion në prag të Botërorit që nis nesër në Rusi.

Me artin që krijon në kokën e klientëve të tij ai ka arritur të bëhet mjaft popullorë në rrjetet sociale.

Kushdo që e frekuenton ka mundësinë të bëjë tatuazh në kokë idhullin e tij, një mënyrë kjo për të treguar edhe skuadrën që mbështesin në këtë botëror.

Edhe pse pjesëmarrëse do të jetë Serbia dhe Rusia futbolldashësit në qytetin e Novi Sad zgjedhin që në kokat e tyre të bëjnë portretet e Lionel Messi-t apo Cristiano Ronaldo-s.

“Duhen 5 deri në 7 orë për një portret. Kur bëra në kokën e dikujt Cristiano Ronaldo-n mora shumë komente pozitive dhe njerëzit ishin të habitur,”- u shpreh Hvala për “AFP”.

Berberi seb on Vidnews.

© zëri.info