ZYRTARE: Ja ku do të mbahet Botërori 2026!

Botërori 2018 June 13, 2018 - 14:24

Kampionati Botëror 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë pasi ato e mposhtën rivalin, Marok, shkruan zeri.info.

“United 2026” u përzgjidh nga anëtarët e Federatave kombëtare të FIFA-s duke i fituar 134 vota, derisa Maroku u ndal me 65 vota.

Image

Botërori 2026 do të jetë turneu më i madh në histori të Botërorëve pasi 48 ekipe do t’i zhvillojnë 80 ndeshje brenda 34 ditëve.

Nga 211 Federata anëtare të FIFA-s, 200 prej tyre votuan në Kongresin e 68-të të FIFA-s, i cili u mbajt sot në Moskë, ndërsa fituesit iu nevojitën mbi 104 vota për ta fituar të drejtën e organizimit të Botërorit. /Zëri/

Të rekomanduara