Polonia për vazhdimësi në Rusi

Botërori 2018 June 13, 2018 - 12:16

Polonia është rikthyer në Kupë të Botës pas 12 vjetësh pritjeje. Polakët janë duke treguar paraqitje mjaft të mira kohëve të fundit dhe kjo u tregua më së miri në Kampionatin Evropian të vitit 2016, kur arritën deri në çerekfinale. Vazhdimësinë e paraqitjeve të mira ekipi i Adam Nawalkas do ta kërkojë edhe në Rusi, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Polonia kishte arritur suksese mjaft të mëdha në vitet e largëta 1974 dhe 1982, kur kishte zënë vendin e tretë. Por, është në pritje të gjatë për një përsëritje të një suksesi të tillë. Këtë gjë do të mundohen që ta ndryshojnë këtë vit. Polakët kanë krijuar një ekip mjaft të mirë në krye me yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski. Përfaqësuesja polake u paraqit denjësisht edhe në kampionatin evropian “Franca 2016”, ku arriti deri në çerekfinale. Tani ekipi i Adan Nawalkas do të mundohet që ta vazhdojë këtë ritëm dhe të arrijë sa më lart në Rusi.

Ylli i ekipit

Me 16 gola në 10 paraqitje kapiteni i Polonisë Robert Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë i kualifikimeve në zonën e Evropës. Futbollisti i Bayern Munichut, i cili konsiderohet si sulmuesi më i mirë në botë nga trajneri Adan Nawalka, gjithashtu arriti të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së tij së fundmi, shkruan "Zëri".

Shpresat

Një realizim mjaft i bukur me këmbën e tij të djathtë, mbrojtësi Lukasz Piszczek ia siguroi një trepikësh ekipit të tij në minutat e fundit në udhëtimin e vështirë te Mali i Zi në kuadër të kualifikimeve për “Rusia 2018”.

Trajneri

Ish-reprezentuesi polak, i cili e përfaqësoi shtetin e tij në Kupën e Botës të vitit 1978, Adam Nawalka u bë trajner i kësaj kombëtareje në vitin 2013. Që prej atëherë ai ka udhëhequr ekipin e tij drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian të vitit 2016 dhe ia ka siguruar Polonisë kualifikimin e parë në Botëror që prej vitit 2006.

Suksesi historik

Polonia sukseset më të mëdha i kishte arritur në vitet e largëta 1974 dhe 1982, kur kishte zënë vendin e tretë

Historia e Polonisë në Botërorë

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1938

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2006

Arritja më e madhe: Vendi i tretë 1974, 1982

Faza e parë: 7 paraqitje

Gjysmëfinale: 2 paraqitje

Finale: 0 paraqitje

Tituj: 0

Renditja në FIFA: 8                                         

Lista e Polonisë

Portierë: Bartosz Bialkowski, Lukasz Fabianski, Wojciech Szczesny.

Mbrojtës: Jan Bednarek, Bartosz Bereszynski, Thiago Cionek, Kamil Glik, Artur Jedrzejczyk, Michal Pazdan, Lukasz Piszczek.

Mesfushorë: Jakub Blaszczykowski, Jacek Goralski, Kamil Grosicki, Grzegorz Krychowiak, Rafal Kurzawa, Karol Linetty, Slawomir Peszko, Maciej Rybus, Piotr Zielinski.

Sulmues: Dawid Kownacki, Robert Lewandowski, Arkadiusz Milik, Lukasz Teodorczyk.

Trajner: Adam Nawalka

Grupi H

Ndeshjet e Polonisë

19 qershor

17:00 Polonia – Senegali

24 qershor

20:00 Polonia – Kolumbia

28 qershor

16:00 Japonia – Polonia           

 

Të rekomanduara