Kolumbia kërkon përsëritjen e suksesit

Botërori 2018 June 12, 2018 - 15:45
Detajet

Kolumbia ishte njëra prej befasive të Botërorit të kaluar, ku kishte arritur deri në çerekfinale. Kolumbianët ishin paraqitur mjaft mirë në “Brazil 2014”, ndërsa u eliminuan pikërisht nga vendi nikoqir. Ekipi i Jose Pekerman shpreson që përsëri të arrijë lart në kompeticionin më të madh të futbollit në botë, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Kolumbia ka krijuar një ekip mjaft të mirë viteve të fundit dhe ishte njëra prej befasive në Botërorin e kaluar. Paraqitjet e mira kishin bërë që kolumbianët të arrinin deri në fazën çerekfinale, ku ishin mposhtur nga vendi nikoqir, Brazili. Kjo ishte arritja e tyre më e madhe gjatë pesë paraqitjeve të tyre në Kupën e Botës. Ekipi i Jose Pekerman shpreson që me lojën e saj të mirë të arrijë sa më lart në “Rusia 2018”. Grupi në të cilin bën pjesë Kolumbia është mjaft i baraspeshuar, por James Rodriguez me shokë shihen si favoritët kryesorë për të zënë pozitën e parë, krahas ekipeve si Japonia, Polonia dhe Senegali.

Ylli i ekipit

Fituesi i “Këpucës së Artë” në Botërorin e vitit 2014, James Rodriguez, shpreson që të shënojë dhe të asistojë sa më shimë në “Rusia 2018”. Momentalisht i huazuar te Bayern Munichu, mesfushori klithe fituar dy Kupa të Botës së Klubeve me Real Madridin.

Shpresat

Në udhëtim te lideri i grupit në kualifikimet e zonës së Amerikës Jugore, Brazilit, Radamel Falcao realizoi një gol të rëndësishëm për t’ia siguruar kombëtares së tij një pikë të vlefshme dhe për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Trajneri

Strategu argjentinas Jose Pekerman ka qenë në krye të ekipit të Kolumbisë që prej vitit 2012 dhe i ka kualifikuar ata në dy Kupa të Botës radhazi për herë të parë që prej vitit 1990. Ai kishte drejtuar shtetin e tij në “Gjermania 2006” para se ta drejtojë Kolumbinë në Brazil verën e vitin 2014. Pokerman ka fituar tre tituj të Kupës së Botës U-21 me Argjentinën./Zëri

Historia e Kolumbisë në Botërorë

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1962

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2014

Arritja më e madhe: Çerekfinalja, 2014

Faza e parë: 5 paraqitje

Gjysmëfinale: 0 paraqitje

Finale: 0 paraqitje

Tituj: 0

Renditja në FIFA: 16                                        

 

Lista e Kolumbisë

Portierë: David Ospina, Camilo Vargas, Jose Fernando Cuadrado.

Mbrojtës: Cristian Zapata, Davinson Sanchez, Santiago Arias, Oscar Murillo, Frank Fabra, Johan Mojica, Yerry Mina.

Mesfushorë: Wilmar Barrios, Carlos Sanchez, Jefferson Lerma, Jose Izquierdo, James Rodriguez, Abel Aguilar, Mateus Uribe, Juan Fernando Quintero, Juan Guillermo Cuadrado.

Sulmues: Radamel Falcao, Miguel Borja, Carlos Bacca, Luis Muriel.

Trajner: Jose Pekerman

Grupi H

Ndeshjet e Kolumbisë

19 qershor

14:00 Kolumbia – Japonia

24 qershor

20:00 Polonia – Kolumbia

28 qershor

16:00 Senegali – Kolumbia

Të rekomanduara