Golgeterat e Botërorit

Botërori 2018 June 12, 2018 - 15:32
Detajet

Mbi 1200 lojtarë e kanë gjetur rrjetën në Kupën e Botës deri më tani, por vetëm 13 prej tyre kanë arritur numër dyshifror të golave, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Miroslav Klose mban primatin e golave me 16 sosh, rekord të cilin e kishte thyer gjatë Botërorit të vitit 2014, kur e kishte kaluar brazilianin Ronaldo. Ndërkohë, futbollisti i vetëm aktiv që ka kapur shifër dyshifrore të golave dhe shpreson që ta përmirësojë këtë rekord është Thomas Muller.

Ne jua sjellim listën prej 13 futbollistëve që kanë numër dyshifror të golave në kompeticionin më të madh të futbollit.

1. Miroslav Klose, Gjermani – 16 gola

Shpërtheu në Botërorin e vitit 2002 me pesë gola para se të fitonte “Këpucën e Artë” pas katër vjetëve me numrin e njëjtë të golave. Klose më pas gjeti rrjetën edhe katër herë në 2010-ën, ndërkohë që rekordin e golave e kishte thyer në “Brazil 2014”, kur Gjermania triumfoi për herë të katërt. 

2. Ronaldo, Brazil – 15 gola

Ai ishte pjesë e triumfit të Brazilit në vitin 1994, por në atë kohë 17-vjeçar sulmuesi nuk arriti të shënojë. Ai ishte yll në Francë katër vjet më pas me 4 gola dhe 3 asistime. Mori “Këpucën e Artë” në 2002-ën me tetë gola, ndërsa shënoi edhe tre herë në 2006-ën.

3. Gerd Muller, Gjermani Perëndimore – 14 gola

Vetëm tre lojtarë kanë arritur të kenë një rekord dyshifror të golave në një Botëror të vetëm. Muller e arriti këtë për herë të fundit në 1970-ën. Derisa e dominoi atë kompeticion në nivelin personal Gjermania Perëndimore arriti deri në gjysmëfinale. Katër vjet më pas ata do t’i shkonin deri në fund këtij kompeticioni, ndërsa Muller kishte realizuar 4 gola.

4. Just Fontaine, Francë – 13 gola

Shënoi plot 30 gola në vetëm 21 paraqitje ndërkombëtare. Fontaine nuk ishte pjesë e skuadrës së Francës në 1954-ën, por në Botërorin e ardhshëm ai realizoi plot 13 herë, ndërsa francezët përfunduan në vendin e tretë.

5. Pele, Brazil – 12 gola

Njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave kishte realizuar mbi 1000 gola në karrierën e tij, por asnjëherë nuk doli golashënuesi më i mirë në Botëror. Pele sidoqoftë u paraqit në katër kompeticione dhe fitoi tre prej tyre. Shënoi gjashtë herë në 1958-ën, duke përfshirë një “Hat-trick” dhe një dygolësh në finale para se lëndimet ta kufizonin në vetëm një gol në 1962-ën dhe në 1966-ën. U rikthye fuqishëm me katër gola në 1970-ën duke u bërë një ikonë e Brazilit./Zëri

Të tjerët

6. Sandor Kocsis, Hungari – 11 gola

7. Jurgen Klinsmann, Gjermani – 11 gola

8. Helmut Rahn, Gjermani Perëndimore – 10 gola

9. Gary Lineker, Angli – 10 gola

10. Gabriel Batistuta, Argjentinë – 10

11. Teofilo Cubillas, Peru, 10 gola

12. Thomas Muller, Gjermani, 10 gola

13. Grzegorz Lato, Poloni – 10 gola  

Të rekomanduara