Pogba do të shkëlqejë në Botëror

Botërori 2018 June 12, 2018 - 15:20
Detajet

Bacary Sagna thotë se bashkëkombësi i tij Paul Pogba do të shkëlqejë në Kupë të Botës dhe se ai do të ketë një rol të rëndësishëm në përfaqësuesen e Francës, transmeton zeri.info

Pogba ka vuajtur që të ketë vazhdueshmëri me Manchester Unitedin në edicionin që sapo e lamë pas dhe ishte kritikuar shumë për paraqitjet e tij.

“Paul është një karakter i veçantë dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Sagna për “Sky Sports”.

“Ai kishte një edicion të përzier me Manchester Unitedin sepse pati shumë kritika dhe kur kushtoni 100 milionë funte njerëzit presin nga ju që të shënoni shumë gola, njerëzit presin më shuam nga ju”, shtoi ish-reprezentuesi francez.

“Njerëzit duhet ta kujtojnë se ai është vetëm një mesfushor qendror dhe ai ku urdhra nga trajneri dhe për mua një mesfushor qendror është aty për të mbrojtur ekipin dhe së pari të mbrojë. Ai e ka bërë këtë gjë, por mezi po pres që ta shoh atë duke shkëlqyer dhe ai do të shkëlqejë”, shtoi ndër të tjera ai.

Pogba regjistroi 6 gola dhe 10 asistime në 27 paraqitje në Premierligë gjatë edicionit që e lamë pas./Zëri

Të rekomanduara