Ancelotti parashikon fituesin e Botërorit

Botërori 2018 June 12, 2018 - 13:17
Detajet

Carlo Ancelotti mendon se përfaqësuesja e Brazilit është favoritja kryesore për të triumfuar në Kupën e Botës, transmeton zeri.info

Trajneri i Napolit mendon se brazilianët kanë një sulm të fortë dhe mbrojtje solide, faktorë të cilët sipas tij i bëjnë ata favoritët kryesorë për të fituar në Rusi.

“Brazili besoj se ka më tepër mundësi, duke qenë se trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje të fortë, e duke marrë në konsideratë sulmin e tyre fantastik, ky miksim i bën ata më favoritët”, ka deklaruar Ancelotti.

Italiani gjithashtu mendon se janë edhe dy kombëtare të tjera që mund ta bëjnë diferencën këtë verë në Rusi dhe ato janë Belgjika dhe Kroacia.

Të rekomanduara