Zvicra me sy kah shqiptarët

Botërori 2018 June 07, 2018 - 12:51

Zvicra e përbërë nga katër shqiptarë në Kupën e Botës do të mundohet të arrijë sa më lart. Përfaqësuesja zvicerane nuk ka arritur asnjëherë të kalojë më shumë se në fazën çerekfinale, kurse këtë gjë do ta mundohet ta përmirësojë këtë verë në “Rusia 2018”

Edhe pse Shqipëria dhe Kosova nuk arritën dot të kualifikoheshin në Kupë të Botës, shqiptarët do të kenë përfaqësuesit e tyre në ekipin zviceran, shkruan sot gazeta Zëri.

Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të jenë katër shqiptarë që do ta përfaqësojnë ekipin helvetik në Botëror.

Zvicra asnjëherë nuk ka arritur dot të arrijë më shumë sesa faza çerekfinale dhe kjo së fundmi ka ndodhur në vitin e largët 1954.

Në “Brazil 2014” zviceranët ishin mposhtur në fazën e 1/8-ës vetëm pas vazhdimeve nga Argjentina, e cila më pas shkoi deri në finale të kësaj gare.

Granit Xhaka konsiderohet ylli i këtij ekipi, por nuk mbetet pas as Xherdan Shaqiri, për të cilin zviceranët kanë shpresa të mëdha.

Ylli i ekipit

“Lojtari i Vitit” në Zvicër për 2017-n, Granit Xhaka është një njeri kyç për ekipin e Vladimir Petkovicit.

Mesfushori i Arsenalit kishte impresionuar me paraqitjet e tij në “Brazil 2014” dhe pritet që të lërë gjurmët e tij edhe në Rusi.

Shpresat

Shpresat më të mëdha Zvicra pritet t’i ketë te futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri.

Mesfushori i Sotke Cityt pati një edicion mjaft mbresëlënës në rrafshin personal me 8 gola dhe 7 asistime në 38 paraqitje, por nuk arriti dot ta shpëtonte ekipin nga rënia në kategorinë e dytë angleze.

Vladimir Petkovic shpreson që ai të vazhdojë me formën e mirë edhe në Rusi.

Trajneri

Trajneri i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë do të bëjë debutimin e tij në një kompeticion të FIFA-s.

Vladimir Petkovic mori drejtimin e ekipit helvetik pas Kupës së Botës së vitit 2014 dhe i ka udhëhequr ata deri në fazën e 1/8-ës në “EURO 2016”.

Ai e kualifikoi Zvicrën në Botëror pas fitores në ndeshjet e “Play-Off”-it ndaj Irlandës së Veriut. /Zëri/

Historia e Zvicrës në Botërorë

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1934

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2014

Arritja më e madhe: Çerekfinalja 1934, 1938, 1954

Faza e parë: 10 paraqitje

Gjysmëfinale: 0 paraqitje

Finale: 0 paraqitje

Tituj: 0

Renditja në FIFA: 6

Lista e Zvicrës

Portierë: Roman Buerki, Yvon Mvogo, Yann Sommer.

Mbrojtës: Manuel Akanji, Johan Djourou, Nico Elvedi, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, Jacques-Francois Moubandje, Ricardo Rodriguez, Fabian Schaer.

Mesfushorë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Gelson Fernandes, Remo Freuler, Denis Zakaria, Steven Zuber.

Sulmues: Josip Drmic, Breel Embolo, Mario Gavranovic, Haris Seferovic.

Trajner: Vladimir Petkovic

Grupi E

Ndeshjet e Zvicrës

17 qershor

20:00 Brazili – Zvicra

22 qershor

20:00 Serbia – Zvicra

27 qershor

20:00 Zvicra - Kosta Rika

Të rekomanduara