Xhirim dramatik nga Turqia: Polici ia shpëton jetën ushtarit (VIDEO)

Bota July 16, 2016 - 14:07

Një qytetar i mllefosur, njëri nga ata që iu përgjigj ftesës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të dal në rrugë dhe të mbrojnë rendin demokratik, e ka futur një predhë me tym në tankun ushtarak, dhe tenton ta shtyjë me këmbë ushtarin i cili po përpiqej të dal nga taku i mbushur me tym.
 

Më pas, në mjegullën me tym të krijuar nga lotsjellësi, paraqitet ushtari i cili u lutet dy qytetarëve për ndihmë dhe mëshirë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, në një moment, lutjes për ndihmë i përgjigjet një policë me gaz –maskë, i cili pas përpjekjes së tretë arrin ta nxjerr ushtarin e dezorientuar nga tanku, dhe kështu t’ia shpëtojë jetën./lajmi.net