Momenti kur Erdogan merr vesh për grushtetin – nga truproja e tij! (Video)

Bota July 16, 2016 - 13:57

Është publikuar një video e cila thuhet ka të bëjë me momentin kur presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan merr vesh për grushtetin që kishte filluar të ndodhte në Turqi.

Po sipas videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur njëri nga truprojat e tij e njofton atë për një gjë të tillë.

Dhe në atë moment, thuhet se Erdogan ndërpret një konferencë dhe largohet nga aty.

Forcat ushtarake në Turqi u përpoqën të realizonin një grushtet natën e së premtes.

Si pasojë e përleshjeve ndërmjet tyre dhe mbështetësve të pushtetit, shumë persona mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar. /Telegrafi/