Momenti kur avioni F-16 fluturon mbi mbështetësit e ushtrisë në Ankara

Bota July 16, 2016 - 12:15

Ushtria tentoi një grusht shteti mbrëmjen e së premtes në Turqi, i cili nuk e realizoi qëllimin, por pasojat ishin të pashmangshme dhe të paktën 190 persona mbetën të vrarë.

Në rrjetet sociale janë publikuar video të shumta mbi situatën tejet të tensionuar që mbizotërojë për orë të tëra në Turqi.

Në një prej tyre është filmuar një avion F-16 në Ankara, duke fluturuar mbi tanket e ushtrisë dhe mbështetësve të saj.

LEXO EDHE: Deniz Baykal: Grushti i shtetit u orkestrua nga Erdogan

Megjithatë, tentativa për grusht shteti në Turqi, nuk e arriti qëllimin e saj dhe tashmë qeveria ka rimarrë kontrollin e institucioneve që u mësynë nga ushtarakët rebelë dhe ka arrestuar mbi 1500 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ushtarakë.