Rritet numri i të vrarëve në Turqi, 194 viktima deri më tani

Bota July 16, 2016 - 12:01
Lajmet e fundit tregojnë se nga puçi i mbrëmshëm në Turqi, kanë mbetur të vdekur 194 persona me më shumë se 1500 personel ushtarak të arrestuar nga autoritete turke.

Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan ka pranuar se përpjekja e tyre për ta rërzuar Qeverinë ka dështuar, por gjendja atje ende është tensionuar.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirum, ka thënë se dy mijë e 839 anëtarë të ushtrisë turke janë arrestuar deri më tani.

Të arrestuar janë nga ushtarë të zakonshëm deri në oficerë të rangut të lartë, tha ai.