Shërbimet sekrete tuniziane japin detaje për sulmuesin e Nices

Bota July 15, 2016 - 15:12

Sulmuesi tashmë i vdekur i sulmit të mbrëmshëm me kamion në Nice të Francës vinte nga qyteti Msaken i Tunizisë, dhe nuk ishte i njohur për pikëpamjet e tij radikale islamike, thonë burimet e forcave të sigurisë tuniziane.

Ndërkohë, sulmuesi është identifikuar nga burimet policore të Francës si një 31 vjeçar i quajtur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, nuk njihej nga autoritetet tuniziane, përcjell Express.

Bouhlel ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.

Burimet nuk kanë bërë të ditur se kur ai ka qenë banor i Tunizisë për herë të fundit, por njoftuan se vizita e tij e fundit në Msaken ishte para katër vitesh.