Shkon në 20 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Itali (Foto)

Bota July 12, 2016 - 15:01

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga përplasja e trenave të udhëtarëve në Itali është rritur në 20.

Kështu ka thënë një oficer rajonal para gazetarëve, i cili ka shtuar se edhe dhjetëra njerëz të tjerë janë dërguar në spital me lëndime serioze, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Më herët u raportua për 11 të vdekur.

LEXO EDHE: Përplasen dy trena në Itali, 11 persona humbin jetën (VIDEO)

Dy trenat ndodheshin në një binar të vetëm kur ndodhi përplasja, në mes të qyteteve bregdetare Bari dhe Barletta.

Image
Image
Image
Image