Babai i sulmuesit që vrau 50 homoseksualët: Do e pyesja pse? Pse e bëre?

Bota June 13, 2016 - 09:41

Babai i Omar Mateen, i identifikuar nga policia si autori i masakrës së Orlandos ku humbën jetën 53 persona, ka thënë se nëse do të mundte t’i bënte një pyetje djalit të tij, do ta pyeste: “Pse?”

“Nuk mendoj se ai ishte i radiklaizuar. Këtë ma thotë instikti im,” ka thënë Seddique Mateen, i lindur në Afganistan, në një intervistë pas ngjarjes në club-in e komunitetit gay. Ai ka rrëfyer se e kishte takuar të birin një ditë para tragjedisë dhe nuk kishte parë asgjë të pazakontë tek ai.

Mirëpo, vetë Seddique Mateen, nuk duket të jetë aq i panjohur për radikalistët në Afganistan.

Pas hetimeve të para, Mateen ka rezultuar të ketë drejtuar një emision politik rreth marrëdhënieve Afganistan-Pakistan, në të cilin mbështet talebanët afganë. Në një postim të tij të fundit në Facebook, ai madje e prazanton veten si president i Afganistanit.

Pas masakrës së të birit në Orlando, ai ka kërkuar falje për incidentin duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte lidhje me fenë. Ndërkohë, teksa Omar Mateen ndodhej në lokal duke shtënë mbi viktimat, ka telefonuar policinë për të shpallur besnikërinë e tij ndaj organizatës terroriste ISIS.