Këshilli Islamik propozon: Të rrahet gruaja nëse refuzon seksin

Bota May 29, 2016 - 14:45

Këshilli Islamik në Pakistan propozoi një ligj që i “lejon burrat të rrahin lehtë gratë e tyre  nëse ato refuzojnë të kenë marrëdhënie seksuale”, transmeton Klan Kosova.

Këshilli i Ideologjisë Islamike, i përbërë prej 20 anëtarëve është organ kushtetues i Republikës Islamike të Pakistanit, që këshillon Parlamentin e Pakistanit nëse ligjet janë apo jo në përputhje me mësimet e islamit.

Propozimi ndalon rrahjet e dhunshme dhe thotë se “një shkop i vogël mjafton për të shkaktuar frikë”, dhe shihet si një kundërpërgjigje ndaj një projektligji të mëparshëm që parashikonte mbrojtje për gratë e abuzuara.

Këshilli i hodhi poshtë këtë duke e cilësuar joislamike dhe shkroi propozimin e tij që përfshin edhe rekomandimet për rrahjen e lehtë.

Rrahja është e pranueshme sipas këtij këshilli kur gruaja nuk mbulon kokën, nëse bashkëvepron me të panjohur, nëse flet me zë të lartë dhe nëse jep para pa lejen e burrit.