Rusia kërkon zgjerimin e territorit!

Bota February 09, 2016 - 17:53

Ministri rus i Burimeve Natyrore dhe Ekologjisë, Sergei Donskoy, do të paraqesë sot në Kombet e Bashkuara kërkesën e Rusisë për të zgjeruar kufijtë e saj në Arktik, transmeton zeri.info

Donskoy është optimist dhe tha se Rusia ka një shans të mirë që kërkesa të miratohet, edhe pse ajo tashmë ishte refuzuar në OKB. Kërkesa përfshin rreth 1.2 milion kilometra katrorë të territorit në mes të qytetit të Murmansk, Polit të Veriut dhe Gadishullit Chukchi.

Në qoftë se aneksimi i territorit në këtë zonë zbatohet, furnizimet ruse të hidrokarbureve do të rriten me të paktën pesë miliardë tonë./Zëri