80 të vdekur dhe 900 të zhdukur si pasojë e zjarrit në Kaliforni

Bota November 19, 2018 - 10:39
Në SHBA

Policia ka raportuar që mbi 80 persona kanë humbur jetën dhe 900 të tjerë konsiderohen të zhdukur  gjatë zjarrit në Kaliforni, transmeton Zeri.info.

Në luginën e Malibu-së zjarri ka shkaktuar miliona dolladë dëme materiale dhe mbi 80 persona kanë humbur jetën.

Kjo zonë ka 10 ditë që po merret me këtë kataftrofë dhe bëhet e ditur që zjarri nuk e ka ndërmend të ndalet.

Në kampusin e Universitetit Pepperdine disa studentë kanë mbetur të izoluar në pamundësi për t’u larguar.

Deri tash zjarri ka djegur milje të tëra dhe ka dëmtuar mbi 800 shtëpi, përfshirë edhe shtëpitë e yjeve hollivudian si Miley Cyrus dhe GerardButler./Zëri/