400 të plagosur nga protestat në Francë

Bota November 18, 2018 - 21:38
Lexo Detajet

Në ditën e dytë të protestave masive në Francë, kundër rritjes së çmimit të karburantit, autoritetet thonë se më shumë se 400 persona kanë mbetur të plagosur.

Ministria franceze e Brendshme tha se gati 300 protestues u morën në pyetje dhe 157 u arrestuan, raporton BBC.

Ministria tha se në protestën e të shtunës morën pjesë rreth 288 mijë persona, protestë e cila ka vazhduar edhe të diele.

Demonstruesit, të njohur si "jelekë të verdha", po krijojnë postblloqe në të gjithë Francën.

Shumë e kthyen zemërimin e tyre ndaj presidentit Emmanuel Macron, të cilët akuzojnë se ka braktisur njerëzit në nevojë.

Të shtunën një grua u godit nga një automjet pasi shoferi, i rrethuar nga manifestuesit u tremb dhe i dha gaz makinës në përpjekje për t’u larguar.