Ratko Mladic thyen rregullat e Hagës, flet live në televizion

Bota November 16, 2018 - 17:55
Lexo detajet!

Mekanizmi i Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës është duke e hetuar një rast se nëse i dënuar si kriminel i luftës Ratko Mladic ka thyer rregullat kur ka folur me djalin e tij në një televizion serb.

Ai foli përmes telefonit në një emision të mëngjesit me djalin e tij Darko, i cili së shpejti do të publikoi një libër për ish-gjeneralin, transmeton Indeksonline.

Zyrtarja e Tribunalit të Hagës, Helena Eggleston tha se Mladic ka të drejt për të komunikuar me familjarët por çdo kontakt me median duhet të aprovohet nga sekretariati i gjykatës.

Helena po ashtu tha se Ratko Mladic mund të marrë sanksione për këtë veprim.

“Është në dorë të sekretariatit ta shohë nëse ka pasur shkelje të rregullave, nëse ka pasur atëherë sekretariati do të i marr masat e caktuara” u shprehë ajo.

Mladic është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Hagës por ish-gjenerali ka apeluar kundër këtij vendimi. Ndërsa vendimi për apelin e e të dënuarit pritet të merret vitin e ardhshëm.