Kim Jong Un teston armë të teknologjisë së lartë

Bota November 16, 2018 - 11:37
Në Korenë e Veriut


Korea e Veriut ka zhvilluar armë ultarmoderne në një event që mbikëqyrej nga lideri supreme Kim Jong Un, transmeton Zeri.info.

Përgjesës të lartë të ushtrisë pranojnë që po ngurrojnë ta ndalojmë programin nuklear sipas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

Shumë pak dihet rreth këtyre armëve dhe se çfarë modeli i përkasin, gjithsesi është bërë e ditur që Pyongyang-i do t’u kthehet prapë testeve të raketave balistike.

“Ai po angazhohet drejt në qasjeje më agresive në lidhje me marrëveshjet m SHBA-në” ka thënë Josh Pollack, njëri nga shefat në Institutin për Studime Motorike.

Në një foto të bërë rishtas shihet se Kim Jong Un duke dhënë urdhrat e fundit para ekzekutimit të një misioni raketor.

Kurse Agjencia e lajmeve në Korenë e Veriut ka dhënë detaje të tjera mbi lokacionin dhe shënjestrën e këstij testi.

/Zëri/