Svilanoviç: Ekonomitë e rajonit duhet të përmirësojnë legjislacionin mbi kapitalin e tregjeve

Bota November 15, 2018 - 17:05
Lexo detajet!

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) priti në takim panelin “E ardhmja e tregjeve rajonale të kapitalit" si një partner i Konferencës së 17-të të Bursës së Beogradit ‘Upgrade në Beograd 2018’ që po mbahet sot në Beograd.

Zhvillimi dhe rrjetëzimi i kapitalit të tregjeve në rajon është pjesë e procesit të Berlinit i cili krijoi një bashkëpunim të ri më Ballkanin Perëndimor, në fushat kyçe të ekonomisë: tregtinë, investimet, e drejtpërdrejta dhe financiare, lëvizjen e fuqisë punëtore dhe integrimin digjital të rajonit.

“Procesi i Berlinit synon të lehtësojë qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, fuqisë punëtore dhe lidhjeve në rajon, gjë që gjithashtu është fokus i aktiviteteve të RCC në këtë proces. Së bashku me qeveritë e rajonit po punojmë për të negociuar Marrëveshjen e Njohjes së Ndërsjellët për kualifikimet profesionale në sektorët e ndërtimit dhe shëndetësisë, duke lehtësuar kështu punën e papenguar për ekspertët në të gjithë rajonin.

Për më tepër, ne po punojmë për uljen e tarifave të roamingut gjë që është në të mirë të përdoruesve të telefonisë mobile në rajon. Ne po ashtu p punojmë për zbatimin e reformave në lidhje me harmonizimin e legjislacionit të investimeve me atë të BE-së dhe promovimin e rajonit si një destinacion i vetëm ekonomik.

Ideja që qëndron pas kësaj agjende të investimeve të përbashkëta është të përmirësoj mundësitë e biznesit dhe të tëheqëmë shumë investime direkte në rajon;  dhe me qëllim të grumbullimit të investimeve direkt në rajon; dhe me qëllim të grumbullimit të investimeve që përfshijnë ato direkte dhe financiare, ne kemi ofruar një propozim konkret për bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Goran Svilanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i RCC.

“Për të tërhequr më shumë investime, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillojnë tregje financiare të cilat mund të mundësojnë investime kapitale në sektorin privat, jo vetëm nga sektori bankar, por edhe nëpërmjet shkëmbimit të mirë të letrave me vlerë, kapitalit sipërmarrës dhe burimeve alternative financiare. Është gjithashtu e nevojshme të përmirësohet legjislacioni për kapitalin e tregut, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me mbrojtjen e investitorëve dhe të miratojë rregullore për menaxhimin e fondeve të investimeve alternative dhe instrumenteve të tjera financiare, siç janë ligjet që lidhen me “factoring”.

Përveç shqyrtimit të tendencave aktuale makroekonomike dhe të ardhmen e tregjeve të kapitalit në rajon, Konferenca e këtij viti përqendrohet në veçanti në qasjet alternative të investimeve dhe mundësitë e aplikimit të teknologjive të reja në këtë fushë. Konferenca e 8-të Rajonale e Investitorëve tradicionalisht mbahet së bashku me Konferencën e Bursës së Beogradit.

Konferenca e 17-të e Bursës së Beogradit mbledh disa qindra pjesëmarrës, duke përfshirë investitorët vendas dhe të huaj, bankierët, ndërmjetësit financiarë, përfaqësuesit e institucioneve, kompanitë lokale dhe ndërkombëtare, mediat etj.

Në përgjigje të çështjeve ekonomike dhe nevojave të rajonit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), së bashku me qeveritë në rajon, po zbaton Planin e Veprimit Shumëvjeçar (MAP) në një Zonën Ekonomike Rajonale (REA) në Ballkanin Perëndimor. RCC gjithashtu ka për detyrë të raportojë rregullisht për progresin e bërë në zbatimin e MAP ARE për kryeministrat e rajonit në samitet vjetore të liderëve të Ballkanit Perëndimor. /Fakteplus