Melania Trump kërkon ndryshime në Shtëpinë e Bardhë

Bota November 14, 2018 - 16:22
Melania Trump

Melania Trump ka qenë përgjithësisht një figurë e paqtë dhe e tërhequr, por se fundi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të thirrjeve të saj për shkarkimin e një ndihmëseje të lartë të sigurisë kombëtare.

Zonja e Parë e Amerikës është grindur me Mira Ricardel, gjatë turneut të zhvilluar në Afrikë në muajin tetor.

Zëdhënësja e saj tha se Melania mendon që Ricardel nuk e meriton më që të ketë nderin të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë. As nga kjo e fundit e as nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka pasur deri tani ndonjë koment mbi çështjen.

Deklarata vjen në kohën kur media amerikane raportoi se Donald Trump është duke marrë në konsideratë largimin e shefit të stafit, John Kelly ose atë të sekretares së sigurisë së brendshme, Kirstjen Nielsen.

Ricardel ka shërbyer prej 7 muajsh përkrah John Bolton në këshillin e fuqishëm të sigurisë kombëtare. Melania nuk ka ndërhyrë përgjithësisht në punët e te shoqit, por këtë herë duket nuk ka duruar më.

Raportet ne media tregojnë se fërkimet mes saj dhe zyrtares kanë nisur për mënyrën e uljes në avion gjatë udhëtimit në Afrikë. Atëherë Zonja e Parë e Amerikës pati thënë në një intervistë të rrallë televizive se ka njerëz në Shtëpinë e Bardhë, të cilëve nuk u beson.

Bashkëshortet e presidenteve kanë një histori të gjate me përfshirjen në çështjet e stafit. Nancy Reagan ka pasur një luftë gati të hapur me shefin e kabinetit të të shoqit, e Hillari Klinton po kështu grindej thuajse rregullisht me ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë.