Dalin skandalet e Bill Clinton sa ishte president, Monica Lewinsky rrëfen gjithcka në dokumentarin e ri

Bota November 14, 2018 - 15:07
Skandalet e administrimit Clinton

Nëse Monica Lewinsky do të takohet me Hilary Clinton ka vetëm dy-tri fjalë për t’i thënë, “Më fal”.

“Mund ta përmbledhë me shumë pak fjalë ato që do t’i them Hilary Clintin-it, më vjen shumë shumë keq” ka thënë Lewinsky në dokumentarin e saj të ri, transmeton Zëri.info.

Hera e parë që ajo ka folur për Hilary Clinton ka qenë viti 1999 në një intervistë me Barbara Ëalters.

Intervista ishte bërë pasi ishte bërë publike afera e saj me presidentin e atëhershëm Bill Clinton.

Në dokumentarin e ri “The Clinton Affair” tregohet si kanë shkuar ngjarjet deri te shkarkimi i presidentit klinton dhe humbja e zgjedhjeve në 2001.

Lewinsky ka folur edhe për dinamikën që e ka mbrojtur presidentin Clinton gjatë “eksorsizmit” të saj publik.

Gjithsesi pjesa më e rëndësishme e këtij dokumentari është kërkimfalja ndaj ish-zonjës së parë Hilary Clinton./Zëri/