Gërshërë e skalpera në bagazhin e vrasësve të Khashoggit

Bota November 13, 2018 - 22:57
Lexo detajet!

Mediat turke kanë publikuar imazhe me rreze X të aeroportit në të cilat shfaqen fotografi shokuese të pajisjeve të specializuara me të cilat dyshohet se është vrarë gazetari saudit Jamal Khashoggi.

Në fotografitë e siguruara nga Aeroporti i Stambollit “Ataturk” shihen shiringa, gërshërë si dhe armë të tjera të ftohta në bagazhin e skuadrës që dyshohet se vrau e masakroi Khashogjin.

Po ashtu, aty shihet edhe një bisturi, bllokues sinjali e shumë të tjera.

Imazhet thuhet se janë marrë pasi sauditët kaluan kontrollet e sigurisë në terminalin kur ata u larguan nga vendi.

Sipas Sabah, asnjë shenjë e trupave të Khashoggi nuk u gjetën në regjistrimet me rreze X nga aeroporti në ditën e vdekjes së tij – pavarësisht se trupi i tij ishte ende i zhdukur.

Ndërkohë sot u raportua se edhe audioincizimet për vrasjen e gazetarit saudit përmbajnë detaje shokuese.

Këtë e bëri të ditur presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa vijon të bëj presion në princin saudit, Mohammed bin Salman, shkruan The Guardian.

Kjo deklaratë vije pasi the Neë York Times raportoi se një anëtar i ekipit vrasës të Arabisë Saudite në Stamboll i kishte thënë eprorit të tij që t’i thoshte “shefit” se operacioni ishte përmbushur, një lidhje e qartë kjo me Princin Mohammed.

Erdoani iu tha reporterëve se audioinçizimet e kishin shokuar inteligjencën saudite.

“Ua dërguam inçizimet lidhur me vrasjen secilit që donte t’i kishte. Inteligjenca jonë nuk fshehi asgjë. I lëshuam ato para secilit, madje edhe para Sauditëve, ShBA-ve, Francës, Kanadasë, Gjermanisë e Britanisë,” tha ai. “Inçizimet janë vërtet shokuese. Një zyrtar i inteligjencës saudite që i dëgjoi i shokuar më tha: “Ky duhet të ketë marrë heroinë, veç dikush që merr heroinë do ta bënte atë gjë.””

Erdogani më tej tha që Turqia po priste “me durim” një sqarim nga Princi Mohammed për t’i zbardhur rrethanat që çuan në vrasjen e gazetarit Khashoggi. /Periskopi

Image 
Image 
Image 
Image