May: Negociatat për Brexit, në fazën e zgjidhjes

Bota November 12, 2018 - 23:06
Lexo Detajet

Kryeministrja britanike, Theresa May pohoi sot në mbrëmje se negociatat e Brexit midis Londrës dhe Brukselit janë në fazën e “zgjidhjes”, në një fjalim të mbajtur përpara drejtuesve të qendrës financiare të qytetit të Londrës.

‘’Negociatat për shkëputjen nga Bashkimi Europian po hyjnë tashmë në fazën përfundimtare. Ne po punojmë jashtëzakonisht shumë, deri në orët e vonë të mbrëmjes për të avancuar në çështjet e mbetura pezull, që janë shumë të rëndësishme”, pohoi liderja britanike.

Ajo i cilësoi tejet të vështira këto bisedime, ndërsa paralajmëroi se nuk do të pranonte një marrëveshje me çfarëdolloj çmimi.