Evropa duhet të bëhet Perandori

Bota November 12, 2018 - 16:05
Miistri i Jashtëm i Francës

Ministri i Jashtëm francez, Le Maire, ka thënë që "Evropa duhet të shëndrërrohet në një perandori si Kina e si SHBA-ja", transmeton Zëri.info.

Ai i është bashkuar mendimit të Presidentit francez për të krijuar ushtrinë Evropiane, një ide që më vonë është hedhur poshtë nga presidenti Trump.

“E kam fjalën për një Perandori paqësore, si një shtet kushtetues” ka thënë Le Maire.

Kjo perandori duhet të bazohet në principet teknologjike, ekonomike dhe financiare, është shprehur Le Maire.

“Evropa nuk duhet të ketë frikë ta përdorë një ushtri paqësore” ka thënë Le Maire.

Miistri i Jashtëm i Frabcës gjithashtu ka shtuar që Eropa duhet t’ia bëjë me dije SHBA-së që është një Kontinent i pavarur e Sovran.

/Zëri/