Gjermani, kreu i CSU-së paralajmëron dorëheqje

Bota November 12, 2018 - 14:15
Lexoni më shumë detaje

Shefi i forcave të policisë gjermane Horst Seehofer tha se do të largohet nga kreu i Partisë Kristiansociale (CSU), por do të mbetet Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e kancelares Angela Merkel, transmeton zeri.info

“Unë jam Ministri i Brendshëm dhe do të vazhdoj ta kryej këtë funksion”, u tha gazetarëve Seehofer.

Agjencia AP thekson se media spekuloi se Seehofer ka ndërmend të japë dorëheqjen në të dyja funksionet.

Rreth dorëheqjes në parti, Seehofer tha se më vonë këtë javë do të shpallë kur ai do ta bënte këtë.

Seehofer është rizgjidhur udhëheqës i CSU-së në dhjetor të vitit të kaluar, por pas paraqitje të dobët në zgjedhjet në Bavari, u shtrua çështja e largimit të tij nga drejtimi i partisë.

CSU e udhëhequr nga Seehofer në zgjedhjet rajonale të Bavarisë muajin e kaluar ka arritur rezultatin më të keq që nga viti 1950.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kohët e fundit pas humbjes së demokratëve të krishterë në pushtet në Hessen, njoftoi dorëheqjen nga kreu i partisë dhe se nuk është më një kandidate për poste politike./Zeri