Milo Gjukanoviq: Mali i Zi ishte aneksuar në mënyrë tragjike nga Serbia

Bota November 12, 2018 - 10:50

Presidenti malazez Milo Gjukanoviq tha se Mali i Zi ka dalë si fitues i Luftës së Parë Botërore pas aneksimit tragjik nga ana e Serbisë, duke hyrë në luftë për shkak të kësaj", raporton portali serb Blic, transmeton zeri.info.

Gjukanoviq tha se të gjitha vendet, pjesëmarrësit direkt dhe indirekte të Luftës së Parë Botërore, nëpërmjet përfaqësuesve i shprehën nderime viktimave në të dyja anët”, pas shënimit të një shekulli që nga fundi i Luftës së Parë Botërore në Paris, duke shtuar se kjo ditë është e madhe për Malin e Zi, i cili është përsëri një shtet i pavarur dhe sovran.

“Ja ku jemi përsëri në vendin tonë dinjitoz në mënyrë të barabartë mes partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë në qytetin ku karrigia malazeze mbeti bosh, pasi ne si një vend fitues dolëm nga Lufta e Parë Botërore dhe pas aneksimit tragjik nga ana e Serbisë, ku pas kësaj Mbretëria e Malit të Zi hyri në luftë”, vlerësoi Gjukanoviq. Sipas tij, Mali i Zi sot është i vendosur fort në vlerat historike të liberalizmit dhe anti-fashizmit./Zeri