Sulm i armatosur në Kaliforni, 12 të vdekur

Bota November 08, 2018 - 13:15
Lexoni më shumë detaje

Një person i armatosur hapi zjarr gjatë një nate studentore në një bar të muzikës në qytetin e Thousand Oaks, Kaliforni, duke vrarë 12 vetë dhe plagosur disa të tjerë para se të bënte vetëvrasje, raporton dailymail, transmeton zeri.info

Sulmuesi shkaktoi panik te qindra njerëz që kërkonin shpëtim ndërsa disa thyen edhe dritaret për të shpëtuar.

Sulmuesi vdiq brenda klubit të natës, tha sherifi i Qarkut Ventura, rreshteri Eric Buschow./Zeri