Brexit: Ministrat britanikë ftohen nga BE për draftin e ri të Brexit

Bota November 08, 2018 - 10:43
Finalizimi i Brexit

Kabineti i ministrave britanikë janë ftuar nga BE për leximin e draftit të ri të Brexit, transmeton Zëri.info.

Kryeministria e Britanisë së Madhe ka thënë që marrëveshja është thuajse e përfunduar.

Ajo ka treguar gjithashtu që nuk ka ndonjë marrëveshje në lidhje me kufirin me Irlanden Veriore.

Pikërisht kjo është pika më e rëndësishme e kësaj marrëveshje dhe kryeministria ka qenë nën presion si nga BE-ja dhe nga partia e saj.

Gjithsesi Kryeministria ka premtuar që gjithcka do të jetë gati pasi në 2019-ën do të finalizohet dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Pritet që finalizimi të bëhet më 29 mars 2019./Zëri/