Trump i`a pezullon qasjen gazetarit të CNN-it në Shtëpinë e Bardhë

Bota November 08, 2018 - 09:16
Lajmet e fundit nga bota

Shtëpia e Bardhë ia pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mërkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

LEXO EDHE: Gratë rrëmbejnë pushtetin në Amerikë: Shifra rekorde

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”.

Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të migrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”.