Qeveria italiane fiton besimin e senatit për ligjin kundër emigrimit

Bota November 08, 2018 - 09:16
Në Itali

Ministri i brendshëm i Italisë ka treguar që e kanë marrë besimin e senatit për ligjin rreth sigurisë që do ta parandalonte emigrimin e paligjshëm, transmeton Zëri.info.
 
Ligji do të funksionojë si rregullim për ta luftuar terrorizmin, grupet mafioze që shpërndajnë drogë si dhe do ta parandalojë emigrimin e paligjshëm.
Qeveria ka fituar 163 vota pro dhe 59 kundër.

Mediat italiane gjithashu kanë paralajmëruar për crregullime në qeverinë italiane por Ministri i Brendshëm ka thënë që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Qevria nuk është aspak në rrezik. Ne do t’i respektojmë marrrëveshjet që kemi bërë gjatë lidhjes së koalicionit qeveritar.” ka thënë ai për media./Zëri/