29-vjeçarja bënë histori si kandidatja më e re e zgjedhur për Kongresin amerikan

Bota November 07, 2018 - 11:49
Zgjedhjet në SHBA

E nominuara më e re nga partia Demokratike, Alexandria Ocasio-Cortez, është bërë kongresmenja më e re në të gjithë historinë e Kongresit amerikan, transmeton Zëri.info.

Gjatë muajit të kaluar ajo ka mbushur 29 vjeç dhe e ka marrë rolin si kongresmenja më e re duke mundur republikanen Elise Stefanik e cila ishte zgjedhur si kongresmene në moshën 30-vjeçare.

Ajo e ka mbështetur demokratin Joe Crowley në zgjedhjet prilimineare më herët gjatë këtij viti.

Ajo është e katërta në listën e demokratëve dhe mendohet që ka potencial që të bëhet përfaqesuese kryesore në zgjedhjet tjera.

Alexandria gjithashtu është bërë çelësi i demokratëve për t’i kundërshtuar ligjet kundër migrimit që do të pranohen nga kongresi.
Ajo është me prejardhje nga Porto Riko dhe është pjesë e Demokratëve Socialistë.

Ajo ka garuar kundër të nominuarin republikan, Anthony Pappas. Është hera e parë që i është përvjelë garës zgjedhore. Madje fushatën e kishte nisur gjatë kohës kur ende po punonte si kameriere./Zëri/

Image