Erdogan deklarohet sot rreth vrasjes së gazetarit në Stamboll

Bota October 23, 2018 - 10:49
Lajmet e fundit nga bota

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoëan, sot do të flet mbi detajet lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Erdoëan do të drejtohet në Klubin e deputetëve të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency. 

Ai dje tha se vrasja e gazetarit Khashoggi është një çështje shumë e ndjeshme të cilës Turqia i është qasur shumë seriozisht për të zbuluar të vërtetën.

Paralajmëroi se mbi detajet do të flet sot në Parlament.

Adresimin e presidentit Erdoëan, që do të fillojë nga ora 10:45, drejtpërdrejt do ta përcjell AA.

Adresimi do të jetë me përkthim simultan në gjuhën angleze dhe arabe.