Kina hap urën më të gjatë në botë mbi det

Bota October 23, 2018 - 09:25
Lajmet e fundit nga bota

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë hapjen zyrtare të urës më të gjatë mbi det, ndërtimet e së cilës kanë filluar nën vjet më parë.

Përfshirë edhe rrugët anësore, ura ka një gjatësi prej 55 kilometrave dhe lidh Hong Kong-un me Macau dhe më pas qytetin Zhuhai, shkruan BBC.

Kjo urë raportohet se ka kushtuar 20 miliardë dollarë.

Projekti për ndërtimin e saj ka pasur disa ndërprerje dhe në të siç njoftohet zyrtarisht kanë vdekur 18 punëtorë, përcjell Klan Kosova.

Presidenti Xi ka ndjekur ceremoninë e hapjes së urës që u zhvillua në Zhuhai ku kanë marrë pjesë edhe liderët e Hong Kong dhe Macau këtë të martë.

Kjo urë zyrtarisht për trafik do të hapet të mërkurën.