May kërkon nga Parlamenti të mbështesin planin e Brexit

Bota October 22, 2018 - 20:42
Lexo tjera detaje

Kryeministrja konservatore, Theresa May i kërkoi sot deputetëve britanikë të mbështesin planin e saj për Brexit, duke u thënë se negociatat janë përfunduar në masën 95%, pavarësisht raportimeve se po përballet me një revoltë të mundshme brenda kabinetit të saj.

May pritet t’u thotë parlamentarëve se Britania e Madhe dhe BE-ja kanë bërë progres të rëndësishëm që prej samitit të muajit të fundit me liderët e BE-së në Sazburg, në çështje që përfshijnë transportin, sigurinë dhe shërbimet, sipas një deklarate të publikuar para se ajo të mbajë fjalimin.

Por e përditshmja “The Telegraph” raporton se ajo ka hasur vështirësi për të marrë mbështetje të dielën në një mbledhje me ministrat dhe rrezikon të përballet me një votë mosbesimi në Parlament.