Mbi 7.000 persona në një karvan emigrantësh drejt SHBA-së

Bota October 22, 2018 - 20:34
Lexo tjera detaje

Karvani me migrantë amerikanoqendrorë që është drejtuar për në SHBA përbëhet nga më shumë se 7 000 persona, njoftoi sot zëdhënësi i OKB-së, Farhan Aziz Haq, duke cituar një vlerësim të bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

“Karvani përbëhet nga 7 233 persona, ku shumica kanë për synim të vazhdojnë marshimin e tyre drejt veriut”, deklaroi zëdhënësi gjatë një konference për shtyp, duke theksuar nevojnë që ata të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

Farhan Aziz Haq thkesoi se OIM-ja dhe Komisariati i Lartë (HCR) i OKB-së janë mobilizuar për të dhënë asistencë për këta migrantë.