Putin nënshkruan sanksionet ekonomike kundër Ukrainës

Bota October 22, 2018 - 17:18
Lexoni më shumë detaje

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër mbi masat e posaçme ekonomike që do të ndërrmirren në përgjigje të sanksioneve anti-ruse të Ukrainës, thuhet në faqen zyrtare të Kremlinit, transmeton zeri.info
Rregullorja thekson se ky vendim është bërë "në përgjigje të veprimeve armiqësore të Ukrainës, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe nënkuptojnë futjen e masave kufizuese ndaj shtetasve dhe personave juridikë të Federatës Ruse", si dhe "në interes të mbrojtjes së interesave kombëtare", raporton agjencia ruse Tass
Qeveria e Rusisë u urdhërua të "përpilojë listat e personave fizikë dhe juridikë ndaj  të cilëve do të zbatohen masa të veçanta ekonomike", si dhe "të përcaktojë masat e veçanta ekonomike që do të zbatohen për personat fizikë dhe juridikë"./Zeri