Bota

Gjermani, urdhërohet tërheqja nga tregu i 73 mijë makinave Opel

Gjermani, urdhërohet tërheqja nga tregu i 73 mijë makinave Opel
19 tetor 2018 • 14 : 40

Lajmet e fundit nga bota

Autoriteteti i transportit në Gjermani deklaroi tha të premten se kishte urdhëruar prodhuesin e makinave Opel të të tërheqë 73.000 automjete diezel në mbarë botën, të cilat ishin konfiguruar të mashtronin testet e emisioneve rregullatore.

Autoriteti “urdhëroi një tërheqje të detyrueshme më 17 tetor” për Opel Insignia, Cascada dhe Zafira që përmbushin standardet e fundit të emetimeve të Euro 6 të prodhuara midis 2013 dhe 2016, duke deklaruar se ishin pajisur me një pajisje të paligjshme.

Një softuer i tillë është projektuar për të bërë që automjetet të duken më pak ndotës gjatë testeve të rregullatorëve sesa në ndodhte vërtetë në rrugë.

© zëri.info