Bota

Rrezikohet Zonja e Parë e Amerikës, avioni me të cilin po udhëtonte, kaplohet nga zjarri

Rrezikohet Zonja e Parë e Amerikës, avioni me të cilin po udhëtonte, kaplohet nga zjarri
17 tetor 2018 • 15 : 56

Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Avioni me të cilin po udhëtonte Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, është detyruar që të kthehet në aeroport vetëm 10 minuta pasi është ngritur nga baza ajrore Endruz në Merilend, për shkak të zjarrit që kishte shpërthyer në kabinën e pilotit, transmeton "Zëri.info". 

Sipas rezultateve preliminare, avioni është ngritur nga baza ushtarake kur agjentët e shërbimit sekret, kishin vërejtur tymin që po vinte nga kabina e pilotit.

Tymi i dendur kishte filluar të mbush kabinën, ndërsa gazetarët që gjendeshin po ashtu në avion, kanë theksuar se aroma e djegies sa vinte e rritej.

Të gjithë kishin vendosur peshqirë të lagur në gojë, derisa avioni është rikthyer i sigurt në aeroport. /ZERI

 

© zëri.info