Bota

Dyshohet për sulm terrorist në Krimea

Dyshohet për sulm terrorist në Krimea
17 tetor 2018 • 13 : 47

Lexoni më shumë detaje

Një mjet shpërthyes vrau 10 vetë dhe plagosi së paku 50 të tjerë në një kolegj profesional në Krimea të mërkurën në atë që zyrtarët rusë thanë se ishte një sulm i mundshëm terrorist, transmeton zeri.info

Mediat ruse raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qendër të Kerchit, një zonë që lidhet me Rusinë.

Ka dyshime se ngjarja është e lidhur me një sulm terrorist. Para shpërthimit dyshohet se ka patur të shtëna me armë.

Mediat lokale kanë postuar foto nga shpërthimi. Në pamje shihen njerëzit që vrapojnë dhe bërtasin.

Kerchi është një qytet me 147 mijë banorë, dhe njihet si një nga qytetet më të vjetër në Krime./Zeri

© zëri.info