Kanadaja legalizon kanabisin

Bota October 17, 2018 - 09:18
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Kanadaja është bërë vendi i dytë pas Uruguait për të legalizuar posedimin dhe përdorimin e kanabisit.

Tregu mbarëkombëtar për kanabis u hap të mërkurën në mesnatë, në mes të pyetjeve të vazhdueshme rreth ndikimit mbi shëndetin, ligjin dhe sigurinë publike, transmeton Klan Kosova.

Informata iu është dërguar 15 milionë familjeve rreth ligjeve të reja dhe fushatave të ndërgjegjësimit publik.

Uruguai ishte vendi i parë që legalizoi kanabisin  rekreativ, edhe pse Portugalia dhe Holanda e kanë dekriminalizuar medikamentin