Donald Trump merr kritika pasi nuk ia mbajti çadrën gruas së tij, Melania Trump (VIDEO)

Bota October 16, 2018 - 18:42
Lexo tjera detaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për mënyrën se si e trajton gruan e tij Melania Trump gjatë paraqitjeve publike, transmeton Klan Kosova.

Rasti i fundit ka qenë të hënën kur ai Trump foli me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë përpara se të fluturonte në Florida për të parë dëmin e bërë nga Uragani Michael.

Teksa ai po bisedonte me gazetarët, Trump ia ka larguar çadrën gruas së tij, Melanias.