Trump: Putin mund të jetë përfshirë në vrasje e helmime

Bota October 15, 2018 - 12:05
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha në një intervistë me televizionin amerikan "CBS", që presidenti rus Vladimir Putin "ndoshta" është i përfshirë në vrasje dhe helmime ndaj kundërshtarëve të tij dhe se "këtë sigurisht nuk duhet ta bëjë".

Në një pjesë të intervistës e cila iu përkushtua marrëdhënieve të tij me Putinin, Trump duku iu përgjigjur deklaratës së gazetares se "njerëzit nuk e kuptojnë pse nuk ka ndonjë fjalë të rëndë për Putinin", Trump fillimisht e pyeti atë: "Mirë, a jeni gati?", transmeton zeri.info

“Unë isha i ashpër ndaj Putinit - ju e dinë se çfarë po bisedoja me Putinin në një takim para konferencës për shtyp” tha Trump.

Për pohimin e gazetares se nuk e bën atë publikisht, presidenti amerikan u përgjigj: "Ju lutem?".

“ Unë jam ai që i dha Ukrainës armë sulmuese dhe shkatërrues të tankeve. Kjo nuk u bë nga Obama. Ti e di atë që ai ka dërguar? Ai dërgoi jastëkë dhe batanije...”, tha Trump.

Ai përsëriti se ishte "shumë i ashpër ndaj vetë Putinit" dhe se ata kishin një takim në katër sy që ishte "shumë i vështirë dhe shumë i dobishëm". Kur u pyet nga gazetarja nëse ai pranon se "Putini ishte i përfshirë në vrasje dhe helmime", Trump u përgjigj me, "ndoshta po"./Zeri