Ky vend ‘pushtohet’ nga bora

Bota October 15, 2018 - 11:19
DETAJET

Një stuhi e fortë ka prekur Koloradon dhe Vyoming në SHBA, ku ka rënë borë në mbi 30 centimetra trashësi, kurse temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike.

Për shkak të stuhisë dhe rrugëve të mbuluara me borë kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve, ku si pasojë janë mbyllur përkohësisht edhe disa rrugë, transmeton Telegrafi.

Në Denver raportohet të ketë rënë borë rreth 8 centimetra trashësisë, kurse temperaturat gjatë vikendit kanë rënë në minus 16 gradë celsius.

Më së shumti borë ka rënë në Bolder të Kolorados dhe Vyoming, si dhe në malet e Birtut dhe Montana.

Agjencia kombëtare e meteorologjisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Vyoming ka rënë borë me trashësi prej 33 centimetrave.