Pasuria marramendëse e Vladimir Putin

Bota October 15, 2018 - 08:41
Lajmet e fundit nga bota

 

Vladimir Putin është një nga krerët më kontrovers të shteteve në mbarë botën. Ai fillimisht ishte kryeministër i Rusisë, president nga viti 2000 deri në 2008, dhe më pas është rizgjedhur në maj të vitit 2012. Si udhëheqësit tjerë nëpër botë, njerëzit duan ta urrejnë Putinin, dhe shpesh kritikojnë taktikat e tij të lidershipit. Në fakt, edhe në zgjedhjet që e kanë nxjerr fitues, ishin polemizuar shumë për shkak të thashethemeve në lidhje me kurdisjen e tyre. Përveç këtyre akuzave, kreu i Rusisë është kritikuar gjerësisht për shpenzimet joserioze.

Derisa ekonomia ruse po lufton për mbijetesë, shpenzimet e Putinit po rriten në mënyrë eksponenciale. Ai u lind në një familje të varfër, ndërsa pas shumë viteve iu bashkua KGB-së si një spiun, para se të vazhdonte karrierën e tij në politikë. Duke punuar në popullarizimin e tij në politikë, Putin u zgjodh president pas një dekade. Fitorja e tij është përcjellë me polemika, veprime të dyshimta si dhe sjellje imorale.

Sipas Departamentit të Shtetit, pasuria neto e Putinit kap vlerën e 150.000 dollarëve. Megjithatë, këto shifra janë larg më të ulëta krahasuar me ato që flitet për 70 miliardë dollarë e deri në 200 miliardë. Edhe pse është kritikuar gjerësisht për këtë, Putin jeton si një mbret në mes të një ekonomie të zbehtë. Ju sjellim 8 mënyra me të cilat Putin thuhet se bën jetë luksoze në Rusi. Fillojmë me të preferuarën e të gjitha kohërave.

Orët

Image

Një orë e bukur është një nga lukset e shumta që shumica prej nesh nuk mund të përballojmë, dhe nuk duhet, sepse shumica prej nesh posedojmë telefona mobil që na flasin dhe na tregojnë se sa është ora. Megjithatë, kur keni një grumbull të parave, orët janë gjëja e parë me të cilën mburreni. Putin është pronar i një prej orëve më të shtrenjta të gjithë kryetarëve tjerë të shteteve. Është raportuar se Barack Obama dhe Francois Hollande, kanë ora që kushtojnë nën 200 dollarë. Megjithatë, Putin posedon një koleksion të tërë të orëve që kapin vlerën prej gati tri të kartën e milionit. Ndërkaq, ora më e shtrenjtë në koleksionin e Putinit është ajo” Lanz & Son” që është i mbuluar me xham të kristaltë dhe ari, dhe që besohet se kapë vlerën e gjysmë milioni dollarë. Me sa duket, kjo orë vlen plotë 5 vite të pagës së Putinit.

Jahtet

Image

Shumica prej nesh do të ishim të lumtur po të kishim një jaht privat në jetën tonë. Për Vladimir Putinin një nuk e mjaftueshme. Udhëheqësi i Rusisë ka një flotë prej 4 jahteve të vendosura në mënyrë strategjike nëpër vendin e tij në rast se dëshiron të organizojë një festë në ujë, ose dëshiron të pushojë përgjatë bregdetit dhe të shohë se si po sillen njerëzit nëpër Rusi. Me sa duket, njërin nga jahtet Putin e ka fituar si dhuratë nga njëri prej njerëzve më të pasur në Rusi, por mund të paramendohet se çfarë shërbimi i ka kryer Putin që ia ka dhuruar këtë jaht. Jahti më i madh i tij është i gjatë mbi 175 metra dhe kushton rreth 37 milionë dollarë. Ky mega jaht ka një enterier të dekoruar për mrekulli dhe bodrum të verës plotë me verërat më të mira.

Veturat

Image

Vladimir Putin ka pasur gjithmonë pasion të zjarrtë për veturat. Flitet se vetura e tij e parë ishte një dhuratë nga nëna e tij që fitoi lotarinë kur ai ishte në vitin e tretë të universitetit. Pasi ishte rritur pa kurrfarë mjeti të transportit, Putin këtë gjë e kishte kompensuar kur erdhi në pushtet si njeriu më i fuqishëm në Rusi. Sa vetura i posedon? Lista më e fundit flet për rreth 700 vetura, që janë 699 më shumë se sa i nevojiten një njeriu. Putin e ka në dispozicion edhe një Formula 1, por thuhet se të preferuarat e tij janë makinat e prodhuara në Rusi. Por duke pasur parasysh se Rusia nuk ka histori të gjatë të prodhimit të veturave luksoze, supozohet se deklarata e tij ishte vetëm sa për të tingëlluar si një patriot i madh. Vetura më e shtrenjtë në garazhin e Putinit, peshon plotë 3.5 ton dhe është një limuzinë luksoze e cila i ka gjitha tiparet e sigurisë, dhe është e pamundur të hidhet në ajër madje edhe me një raketë.

Aeroplanët

Image

Në raste të rralla, edhe një person i zakonshëm mund të përballojë një fluturim privat, zakonisht kur shkon në muajin e mjaltit ose kur e shfrytëzon bonusin e fituar nga puna e madhe. Megjithatë, fluturimet private janë tw përditshme për Vladimir Putin-in. Pavarësisht faktit se aeroplani kryesor i takon presidencës, kjo gjë nuk e ka kënaqur edhe aq shumë Putinin. Në fakt, ai preferon të ketë në dispozicion aeroplanë të të gjitha madhësive, sa herë që i bie ndërmend për ta. Në total, Putin posedon 43 aeroplanë, vlera totale e të cilëve kap shumën e rreth një miliardë dollarëve. Por opinioni ende nuk e ka të qartë se pse aeroplani presidencial nuk është i mjaftueshëm për të, duke pasur parasysh brendësinë e tij të larë në ar, dhe të dizajnuar nga më të mirë me të vetmin qëllim që t’ia plotësojnë dëshirat. Pa marrë parasysh, ai shpenzon shuma të majme të hollave në çka do dhe kur do.

Tualeti

Tashmë kemi përmendur flotën e tij ekstravagante, por tipari kryesor në njërën prej tyre është tualeti në vlerë prej 75.000 dollarë. Edhe pse nuk e dimë saktë se çfarë e bën këtë tualet kaq të shtrenjtë, për ato para do të ishte më së miri të lëshojë muzikë, të bëjë masazh dhe të lustroj këpucët. Tualeti ndoshta paraqet më së miri shprehinë e pabesueshme të shpenzimeve të panevojshme të Putin, dhe atë se pse është nën ‘zjarr” të kritikave gjatë gjithë këtyre viteve. Ai thjesht ka hedhur paratë në tualet.

Pallatet

Image

Këtu paksa i falet sepse Rusia është një vend i madh, dhe personi përgjegjës për atë duhet të ketë shumë shtëpi për të qëndruar në mënyrë që të udhëtojë lirshëm nëpër gjithë vendin. Megjithatë, kur ndërtohen 20 pallate masive në gjithë vendin që kushtojnë miliarda dollarë, kjo çështje bëhet problem, sidomos nëse ekonomia e atij vendi po pëson kolaps. Putin jo vetëm që i ka 20 pallate nëpër Rusi, ai ka 20 pallate që janë shumë më të mëdha dhe më luksoze sesa banesat për të cilat ëndërrojnë të tjerët të pensionohen në to. Gjitha shtëpitë janë të shkëlqyera dhe përfshijnë vetëm luks që nuk mund të paramendohet. Ky projekt është mbajtur si sekret i madh, dhe mediat kanë qenë të bllokuara të hyjnë në zonën e ndërtimit. Kur kritikoheni si Putin, njerëzit dëshirojnë të dinë më shumë rreth pallateve tuaja.

Helikopterët

 

Image

A mund ta besoni se 43 aeroplanë janë të mjaftueshëm për të kaluar qiellin e Rusisë? Edhe pse janë mese të mjaftueshëm për të kaluar pjesën tjetër të botës, Vladimir Putin nuk dëshiron të dëgjojë për këtë. Gjithë helikopterët në flotën e Putinit janë të armatosur deri në dhëmbë, në rast se dikush dëshiron ta lëndojë atë. Flota e armatosur e Putinit nuk është edhe aq qesharake sa mendojnë të tjerët. Ai është në gjendje të shpenzojë pasuri në helikopterë për vete. Madje edhe Barack Obama ka një flotë që besohet se kapë vlerën prej rreth 20 miliardë dollarë, kështu që Putin është “peshk i vogël” në raporton me Presidentin e SHBA-ve. Helikopteri më mbresëlënës në flotë është Mi-8, i cili është plotësisht i përshtatur për siguri dhe komoditet për Vladimir Putinin.

Testuesi i ushqimit

Kur mendoni për mbretin e vërtetë, zakonisht mendoni për mesjetën. Në atë kohë mbretërit ishin të ekspozuar ndaj helmimeve nga personat që dëshironin ti rrëzonin nga froni, dhe të zënë vendin, pozitën dhe pushtetin e tyre. Putin padyshim se mendon për vetën si një mbret sa i përket këtij aspekti, sepse ai ka dikë nga stafi i tij që i provon gjitha ushqimet në mënyrë që të sigurohen se nuk janë vdekjeprurëse./NOA