Pesë koreanë në mesin e nëntë të vdekurve në Himalaje

Bota October 14, 2018 - 19:09
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Pesë alpinistë të Koresë Jugore dhe katër të tjerë nga Nepali kanë humbur jetën pasi kampi i tyre i vendosur në Himalaje, u godit nga një stuhi e fuqishme, ka bërë të ditur policia lokale.

Kjo fatkeqësi e cila mori jetën e alpinistit të njohur korean, Kim Chang-ho, konsiderohet si incidenti më tragjik që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Himalaje, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ekipet e shpëtimit së bashku me banorët lokalë kanë gjetur trupat e nëntë alpinistëve të dielën, në afërsi të kampit të tyre, i cili ishte i vendosur në një lartësi prej 7,193 metrash në Nepal”, ka bërë të ditur zyrtari i policisë, Bir Bahadur Budhamagar.

“Trupat e pesë koreanëve dhe katër nepalezëve janë identifikuar”, ka shtuar Budhamagar.