Andrew Brunson gjunjëzohet pranë Donald Trump

Bota October 13, 2018 - 22:05
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili u lirua nga gjykata turke, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pastori ungjillor është gjunjëzuar pranë Presidentit dhe ka filluar të lutet për të, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Trump ka bërë të ditur se lirimi i pastorit Brunson, është një hap “i jashtëzakonshëm” drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Donald Trump gjithashtu ka falënderuar homologun e tij turk, Tayyip Erdogan, për lirimin e pastorit Andrew Brunson.