Bota

Stuhia la të vdekur së paku 8 alpinistë në Himalaje

Stuhia la të vdekur së paku 8 alpinistë në Himalaje
13 tetor 2018 • 14 : 03

Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Së paku tetë alpinistë kanë vdekur pas një stuhie të ashpër që shkatërroi kampin e tyre në Himalaje.

Grupi pesë anëtarësh i ekspeditës dhe katër udhërrëfyes të Nepalit ishin të vendosur në kamp në malin Gurja, kur stuhia goditi, raportuan policia.

Një helikopter shpëtues konfirmoi që ka parë tetë trupat në gërmadhat e kampit, por nuk ka mundur të qëndrojë për shkak të motit të ligë.

Mediat lokale raportuan se jugkoreani Kim Chang-ho, më i shpejti që ka arritur në 14 majet e botës pa përdorur boca të oksigjenit, është në mesin e të vdekurve.

Organizatorët kishin ngritur alarmin pas humbjes së kontaktit me grupin për rreth 24 orë. /REL

© zëri.info